Në fundjavën e ardhshme, Kulla e dashur për të gjithë

Kampionati i Kosovës në automobilizëm vazhdon në fundjavën e ardhshme. Pas garave të para që janë mbajtur në auto sllallom, karting e drag race, radha është për disiplinën malore.

Më 17 e 18 qershor, në qendër të vëmendjes për garuesit dhe dashamirët e auto sportit do të jetë Kulla. Shtegu atraktiv i saj (5.6 kilometra) gjithmonë ka qenë tërheqës, jo vetëm për automobilistët tanë, por edhe për ata të rajonit, prandaj kështu pritet të jetë edhe këtë herë.

Auto Klubi Visari-Peja në bashkëpunim me Federatën e Auto Sportit të Kosovës (FASK) dhe Komunën e Pejës tashmë i kanë nisur përgatitjet dhe janë optimistë se “Kulla 2023” do të organizohet në mënyrën më të mirë të mundshme.

May be an image of racing vehicles, poster and text that says 'KULLA HILL CLIMB PEJE 17-18 JUNE 2023 VISARI AUTOSERVIS KOSOVA HILL CLIMB CHAMPIONSHIP KAMPIONATI KOSOVES DICIPLINA MALORE +FASK ES F ITORJA mta A'