Në Gjilan u konfirmua e ardhmja e auto sportit të Kosovës

Kampionati i Kosovës në automobilizëm për vitin 2022 është përmbyllur në mënyrën më të mirë.

Të dielën, në Gjilan, janë mbajtur dy gara në disiplinën e kartingut, në të cilën disa nga pjesëmarrësit treguan shkathtësi për çdo lëvdatë, duke dëshmuar se janë e ardhmja e ndritur e auto sportit të Kosovës.

Garat u zhvilluan në grup-moshat 8-10, 11-14, 15-17 dhe mbi 18 vjeçare, ndërsa pjesëmarrës ishin 27 garues.

Rion Tytynxhiu, Doan Karabeg, Dior Rysha, Dren Mariqi, Alp Ruani, Gzim Hoti, Blendion Rafuna, Jon Doda, Alman Ibrahimi, Agis Kaquri, Kanita Mehmeti, Leonis Rexhepi, Baran Karabeg, Endrit Tytynxhiu, And Zymberi, Ammar Mitrovica, Sema Mehmeti, Berk Peqani, Art Abazi treguan nivel të lartë të disiplinës sportive, dashurinë për auto sport e mbi të gjitha edhe talentin e tyre.

Federata e Auto Sportit e Kosovës e falënderon edhe stafin e F1 Gokart për bashkëpunimin e mirë gjatë këtij viti.