NJOFTIM I RËNDËSISHËM – Gara në Krujë mbahet vetëm të shtunën

Automobilistët tanë, konkretisht ata të disiplinës malore këtë të shtunë do ta sfidojnë veten në shtegun atraktiv të Krujës.

Gara ishte planifikuar të mbahet gjatë dy ditëve të fundjavës, por nga organizatori, Automobile Club Albania, ka ardhur njoftimit se për shkak të parashikimit të motit me shi për të dielën, është vendosur që gara të zhvillohet vetëm të shtunën.

“Përshëndetje të gjithë pilotëve

Bazuar në parashikimin e pritshëm të motit ditën e diel, datë 02.07.2023 ku priten reshje shiu dhe stuhi, organizatorët e garës në dakordësi me gjyqtarët e garës kanë vlerësuar dhe vendosur zhvillimin e garës ditën e shtunë datë 01 korrik 2023 si vijon:

– 1 lëshim për provat për regjistrimin e kohës

– 2 lëshime për garën zyrtare”, thuhet në njoftimin e organziatorit.

May be an image of 3 people, people racing vehicles, buggy and text