Off Road në rend dite të FIA-s

Off Road është padyshim në mesin e disiplinave, të cilave FIA po u kushton rëndësi të madhe.

Më 30 nëntor, në Vjenë, zyrtarët e FIA CEZ do të diskutojnë pikërisht për këtë disiplinë.

Pjesëmarrës do të jenë përfaqësues nga Shqipëria, Austria, Bosnje e Hercegovina, Kroacia, Çekia, Hungaria, Italia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Malta, Mali i Zi, Polonia, Serbia, Sllovakia dhe Sllovenia.

Federata e Auto Sportit e Kosovës do të përfaqësohet nga kryetari Ismet Rexhepi dhe sekretari Valton Tytynxhiu.

Pas analizës së të arriturave gjatë vitit 2022, në takim do të bisedohet për synimet që FIA CEZ i ka për vitin 2023 në këtë disiplinë.

Kalendari i garave, caktimi i kategorive, rregullorja e garave dhe teknikalitete tjera që kanë të bëjnë me garat në këtë disiplinë do të jenë tema kryesore e takimit.

Sigurisht gjatë takimit do të bisedohet edhe për çështje tjera që kanë të bëjnë me disiplinën off road.