Në parkingun jugor të kompleksit “Prishtina Mall” janë duke u mbajtur ushtrimet për garën në auto sllallom dhe karting sllallom.
Kjo është hera e parë që një garë e Kampionatit të Kosovës mbahet në këtë pistë, e po ashtu hera e parë që auto sllallomi mbahet me vetura elektrike.
Gjatë ditës së sotme mbahen ushtrimet, në orën 20:30 është ceremonia e hapjes zyrtare, ndërsa nesër është gara në të dyja disiplinat dhe të dyja konkurrencat, femra dhe meshkuj.




