Pas rekordit të sotëm, Potera synon edhe më shumë

Skender Potera është fitues i garës Drag Race III. Ai shtegun prej 402 metrave e kaloi për 07.944 sekonda, që është edhe rekord i shtegut. Pas garës, Gogi është shprehur i kënaqur me rezultatin. “Kam thënë vazhdimisht që synimi ynë është arrijmë kohën nën 8 sekonda dhe sot e arrita qëllimin. Jam i kënaqur me rezultatin, megjithëse mund të ishte edhe më mirë”, ka thënë Potera.

Ai beson se në garat e ardhshme mund ta përmirësojë rekordin. “Nuk do të ndalemi së punuari dhe shpresoj të arrijmë deri në 07.5 sekonda”, është shprehur optimist Skender Potera.