Përparim Dushi është shprehur i kënaqur pas fitores së arritur në garën e disiplinës malore, “Kulla 2023”.
“Jam i kënaqur me paraqitjen e sotme. E kam pritur fitoren, pavarësisht se konkurrenca ishte e madhe. Realisht kam pasur mundësi të kem rezultat edhe më të mirë, por nuk kam dashur të rrezikoj. Në përgjithësi gara ishte shumë e mirë”, ka thënë Dushi për faqen zyrtare të FASK-ut.
Ai është optimist për rezultate të tilla edhe në garat e ardhshme.
“Shpresoj të vazhdoj me këtë ritëm edhe në vazhdim të kampionatin në mënyrë që të renditem sa më mirë në plasmanin përfundimtar”, ka shtuar Dushi.


