Rea Gashi e Baran Karabeg e përfaqësojnë Kosovën në Francë

Rea Gashi e Baran Karabeg do ta përfaqësojnë Kosovën në Marsejë të Francës, në garën FIA Motor Sport Games, në garën që mbahet prej 26-30 tetor.

Gashi ishte më e mira në garën kualifikuese në konkurrencën e femrave, ndërsa Karabeg fitoi në konkurrencën e meshkujve.

Fituesit në konkurrencat përkatëse janë shprehur të lumtur që do ta përfaqësojnë Kosovën, ndërsa kanë premtuar që deri në nisjen drejt Francës do të stërviten shumë në mënyrë që atje të arrijnë rezultate sa më të mira.

Në garën kualifikuese, paraqitje të mirë patën edhe Denis Stavileci, Gëzim Hoti e Dua Ruhani.