Rea Gashi do ta përfaqësojë Kosovën në garën FIA Motor Sport Games, e cila prej 26-30 tetor mbahet në Marsejë të Francës.
Rea doli e para në konkurrencën e femrave në garën kualifikuese, e cila të dielën u mbajt te Salla e Panaireve.
“Realisht nuk kam pritur të jem e para, sidomos duke marrë parasysh që ishte hera e parë që marr pjesë në një garë të kartingut. E di që në Marsejë do të jetë konkurrencë shumë e fortë, por unë do të stërvitem shumë dhe shpresoj të kem paraqitje të mirë. Gjithsesi për mua është nder dhe privilegj të përfaqësoj Kosovën në një garë ndërkombëtare”, është shprehur Gashi për faqen zyrtare të FASK-ut.
Në konkurrencën e meshkujve Kosovën do ta përfaqësojë Baran Karabeg.