Refki Jakupi kthehet në automobilizëm

Kampionati i Kosovës në automobilizëm, në vitin 2023 do të jetë më i pasur edhe për një garues dhe veturë tjetër.

Pas një pauze prej shtatë vjetësh, Refki Jakupi do të jetë sërish në shtigjet e garave. Kësaj radhe, Refkiu do të garojë me veturën Renault Clio Williams me të cilën pret të arrijë rezultate të mira.

“Do të kthehem në gara për kampionatin e vitit 2023. Do të garoj me Renault Clio Williams, veturë e cila më herët ka qenë e legjendës së automobilizmit, Genc Daka. Është nder, por edhe përgjegjësi imja që me këtë veturë të arrij rezultate sa më të mira dhe unë do ta jap maksimumin”, ka thënë Jakupi për faqen zyrtare të FASK-ut në Facebook.

Ai ka bërë të ditur se deri tani ka bërë investime të konsiderueshme, ndërsa në kampionatin e ri do të jetë pjesë e AK Prizreni.