Rion Tytynxhiu fitues i garës së parë

Ka nisur zyrtarisht Kampionati i Kosovës në E-Sport edhe për moshën nën 16-vjeçare.

Të dielën në mbrëmje, në qendrën e simulatorëve të Klubit të Motorsportit Digjital të Kosovës është mbajtur gara e parë zyrtare, pas asaj testuese që u mbajt javë më parë.

Në garën, në disiplinën GT3, në shtegun Zolder, fitues doli Rion Tytynxhiu, i cili kishte fituar edhe në garën testuese.

Pas tij u renditën Doan Karabeg e Lis Gjikolli, duke dhënë sinjal të qartë se këta tre garues do ta kenë fjalën kryesore në këtë kampionat.

May be an image of 2 people, people playing cricket, sports equipment, videogame controller, stadium and text