Rion Tytynxhiu, i pasionuar pas auto sportit

Rion Tytynxhiu është në rrugë të mirë për t’u bërë emër i njohur në auto sportin e Kosovës.

Të dielën, ai e fitoi garën parakampionale në E-Sport për grup-moshën 12-16 vjeç, ndërsa është edhe fitues i garës së fundit në disiplinën e kartinut.

“Jam i kënaqur me nismën e kampionatit, qoftë në karting, qoftë sot në garën parakampionale në E-Sport. Shpresoj të vazhdoj kështu edhe në garat e ardhshme”, ka thënë Rioni për faqen zyrtare të FASK-ut.

Synimi i tij është i qartë, t’i arrijë majat e auto sportit.

“Jam shumë i pasionuar pas auto sportit, të cilit ia kushtoj një pjesë të mirë të kohës, por duke mos lënë anash mësimin. Shpresoj të arrij rezultate kulmore në garat vendore, por edhe ta përfaqësoj vendin në arenën ndërkombëtare”, ka shtuar Rion Tytynxhiu.

Përveç tij, në garën e sotme, rezultate të mira treguan edhe pjesëmarrësit tjerë.

Renditja:

1.Rion Tytynxhiu

2.Doan Karabeg

3.Agush Hoxha

4. Lis Gjikolli