Sfida e radhës – Kruja, “Trofeu Skënderbej”

Automobilistët tanë, konkretisht ata të disiplinës malore këtë fundjavë do ta sfidojnë veten në shtegun atraktiv të Krujës.

Duke marrë parasysh se pikët janë të vlefshme për Kampionatin e Kosëvës, por edhe për atë të FIA CEZ, atëherë është e qartë se motivi është shumë i madh.

Përveç garuesve të Shqipërisë e Kosovës, pjesëmarrës do të jenë edhe shumë të tjerë nga vendet e rajonit, që do të thotë se konkurrenca do të jetë shumë e fortë.

Pavarësisht këtij fakti, garuesit tanë janë optimistë për rezultate të mira, madje Gazmend Demolli synon sukses të veçantë.

“Kruja është garë e dashur për të gjithë ne dhe e kemi pritur me padurim. E di që konkurrenca do të jetë shumë e fortë, por unë në garë do të hyj me synimin për rezultat shumë të mirë, madje synoj të thej rekordin e shtegut”, ka thënë Demolli në në prag të nisjen për Krujë.