Shqyrtohet mundësia për ndërtimin e pistave në Kosovë

Franz Wurz (i ati ish-garues në Relly) dhe Alex WUrz ish-garues në Formula 1, pronarë të kompanisë austriake GB Conslut, kanë qëndruar në Kosovës dhe kanë pasur takim me zyrtarët e Federatës së Auto Sportit të Kosovës.

Kryetari Ismet Rexhepi, nënkryetari Agron Dida, sekretari Valton Tytytnxhiu e zyrtarë tjerë të FASK-ut, mysafirët nga Austria i kanë njoftuar për gjendjen në auto sportin në Kosovë, sukseset e synimet për të ardhmen.

Me theks të veçantë është biseduar për infrastrukturë, për çka është shqyrtuar mundësia e ndërtimit të pistave në Kosovë, për disiplina të ndryshme.

Kompania GB Consult pak ditë më parë u shpall fituese e konkursit për projektimin e pistës së auto sportit në Elbasan.