Start i mirë i garave për Ermira Topallin e Valon Jahën

Pjesëmarrja e garuesve tanë në FIA Motorsport Games, që po mbahen në Marsejë të Francës deri më tani është mjaft e mirë.

Në disiplinën e auto sllallomit Ermira Topalli e Valon Jaha janë paraqitur shumë mirë. Në vozitjet kualifikuese ata janë renditur në pozitën e 10-të nga 25 shtete pjesëmarrëse.

Ekziston optimizëm i përgjithshëm që në garën e radhës (nesër) Ermira e Valoni të renditen edhe më mirë.

Tri pozitat e para iu takuan Gjermanisë, Hungarisë e Letonisë.