Të dielën mbahet gara kualifikuese për pjesëmarrje në Marsejë

Të dielën do të mbahet gara në disiplinën karting-sllallomit, e organizuar nga Federata e Auto Sportit e Kosovës (FASK).

Në garën e kësaj fundjave (për vendin ku do të mbahet gara do t’u njoftojmë me kohë) mund të marrin pjesë të gjithë të interesuarit (meshkuj dhe femra) të

moshës 14-16 vjeç (fëmijët e lindur në vitet 2006, 2007 dhe 2008).

Fituesit në konkurrencat përkatëse (një vajzë dhe një djalë) do të përfaqësojnë Kosovën në FIA Motor Sport Games që do të mbahet nga 26-30.10.2022 në Marsejë të Francës.

Federata e Auto Sportit e Kosovës, i fton të gjithë entuziastët e kësaj moshe, përfshirë të dyja gjinitë, të marrin pjesë në garë, ndërsa fituesit i uron paraqitje sa më të mirë dhe prezantim të denjë të Kosovës në Marsejë.

Linku për regjistrim në garë:

http://www.kstiming.com/sllallom/lsGames.php