Fituesi i garës në disiplinën e auto sllallomit, e cila u mbajt të dielën në Drenas, Valon Rexhepi, është shprehur i kënaqur me fitoren, organizimin dhe mikpritjen.
“Gjithçka ka qenë në rregull, organizimi i mirë, mikpritja e përzemërt nga organizatorët dhe shikuesit. Ishte kënaqësi të jesh pjesë e një gare të tillë”, është shprehur Rexhepi për faqen zyrtare të FASK-ut.
Në fakt, Valoni nuk e kishte pritur një rezultat të tillë, duke marrë parasysh edhe gjendjen e veturës para garës.
“Realisht nuk e kam pritur këtë rezultat, sepse para garës isha i detyruar t’i bëj disa ndërhyrje në ndërruesin e shpejtësive. Për fat, gjithçka shkoi mirë, gara pati ecuri të mirë, ndërsa unë i falënderoj AK Drenica për organizim e mikpritje, klubin tim Eurogoma RT, FASK-un dhe gjithë pjesëmarrësit”, ka shtuar Valoni.
Gara e radhës në auto sllallom, e fundit për kampionatin e sivjetmë, do të mbahet në Prishtinë.