Visar Gjikolli është fitues i garës kualifikuese Digital Motor Sport CUP, e organizuar nga Federata e Auto Sportit e Kosovës.
Gjikolli ka fituar në një konkurrencë mjaft të fortë, ndërsa e ka fituar edhe të drejtën për ta përfaqësuar Kosovën në FIA Motor Sport Games, nga 26-30 tetor, në Marsejë të Francës.
“Gjika” ka dominuar në mënyrë absolute gjatë gjithë garës, duke mos e vënë fitoren në dyshim për asnjë moment.
Në pozitën e dytë në garën kualifikuese doli Bledar Gërguri, derisa pozita e tretë i takoi Arben Nushit.
Paraqitje të mirë patën edhe Gazmend Rama, Endrit Tytynxhiu, Xhyneid Haxha dhe Nik Këpuska.