Yordanova dhuroi spektakël në Drag Race

Vladimira Yordanova ishte garuesja e vetme femër në Drag Race II.

Ajo ishte spektakolare në paraqitjet e saj dhe njëkohësisht fituese në Klasën 10, me kohën

Pas garës, ajo tha se kjo nuk është koha e saj më e mirë.

“Jam e kënaqur me mikpritjen, por mendoj se rrjedha e garës duhet të jetë më dinamike. Përveç kësaj, shtegu nuk është në gjendjen më të mirë dhe kjo ishte arsyeja pse nuk arrita kohë më të mirë. Unë marr pjesë në Drag Race të vendeve të ndryshme dhe kjo nuk është koha ime më e mirë”, ka thënë Yordanova për faqen zyrtare të FASK-ut.

Ajo e ka të qartë se Drag Race e gushtit është shumë më masovike, por nuk do të jetë pjesë e saj.

“Kam qenë në të kaluarën në garën e gushtit, jo si pjesëmarrëse. E di që është shumë më interesante, por në ato temperatura aq të larta nuk e shoh të arsyeshme të marr pjesë”, ka shtuar Yordanova.