Zyrtarët e FASK-ut në trajnim për kontrollin teknik

Në kryeqytetin sllovak, Bratislavë, nën organizim të Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA), sot dhe nesër mbahet trajnimi për kontrollin teknik të veturave dhe Zbatimi i Performance Faktor Projektit.

Federata e Auto Sportit e Kosovës (FASK) po merr pjesë në këtë trajnim, e përfaqësuar nga kryetari Ismet Rexhepi, nënkryetari Agron Dida dhe anëtari i Bordit, Gazmend Gashi.

Trajnimi është i rëndësishëm për faktin që po mbahet në prag të fillimit të kampionatit të ri, prandaj pjesëmarrësit do të fitojnë përvojë të re dhe të njoftohen për risitë eventuale, të cilat do t’i përcjellin te federatat përkatëse.